Hiqmet Mehmetaj
Djalo i kam dhënë karar

– motiv popullor –
– Flokët e tua, moj çupë,
dallgë- dallgë varen mbi ballë,
të gjata derdhen mbi supe
si nimfat që rrinë mbi valë.
– Djalo ,me ata qerpikë
shtatin e gjatë si lastar,
sytë e tu lëshojnë dritë
gusha jote larë me ar.
– Të ka hije trupi i derdhur
o thëllëza me sy shkruar,
baluket mbi syrin hedhur…
jam në ëndërr ,a jam zgjuar ?!
– Bandill s’të gënjeu syri,
kur më pe ashtu menduar,
ndjeva erê trëndafili
ndaj erdha e përmalluar.
– Edhe unë për ty, moj çupë
ndjeva erë trëndelinë,
qetë- qetë dola nën shtrungë
të prita pa marrë frymë.
– Përbrenda më djeg një zjarr
trupi digjet përvëlim,
djalo, i kam dhënë karar
sonte fli në gjirin tim !…
H. Mehmetaj ,1975