Hiqmet Mehmetaj
Edhe pse dimër, jetoj me vjeshtën

Tek plepi i ngjyer
me vjeshtën e artë,
një biondinë hënëz
derdhet nëpër natë.!
O dimër i ashpër,
plepin mos ma tund,
ndaloje tufanin,
fletët mos ia shkund !
Mos ia zhvish florinjtë ,
se kam një kujtim ,
nëpër ato fletë
prehet malli im !