Hiqmet Mehmetaj:Gjitonia


Hiqmet Mehmetaj

Gjitonia

( motiv popullor )

O shokë, se c’më ka gjet,

gjitonia shkon e s’më flet,

hën’ e plotë pesëmbëdhjetê,

më ka vënë në siklet!…

Me naze shkallët i zbretë,,

tundet, shkundet si purtekë ,

trak e truk takat troket,

me bisht të syrit më vret!

Ç’më ,tërbove ,moj lanet,

si rrufeja më godet,,

folēm, moj, s’u bë kiamet,

mos më lerë vetëm, të shkretë!…

About Post Author