Hiqmet Mehmetaj:Kikoja


Hiqmet Mehmetaj

O macja ime e bukur, e shtrenjtë,

o pjesa jonë e pandarê e shtëpisê,

me emrin ” Kiko” të përkëdhelnim,

por ti e shfaqe genin e ligësisë.

Hileqare, sa u bëre shtëpiake,

i more frenat ashtu, e lirë,

me genin tënd përherë foshnjarake

pjatave bridhje si zonjë e mirë.

Veç gabimet përsëritje kthehen në faj,

dënohen rëndë nga ligji familjar,

ndaj një ditë në thes të futa,

larg ty të çova, të sillesh si kusar .

H. Mehmetaj

About Post Author