Hiqmet Mehmetaj:Kulumbria


Hiqmet Mehmetaj

Ah, kulumbri, kulumbri e athët,

kur u rrita, s’ mundja më të të prek,

se mbi degët e tua gjëmbaçe të ashpër

një vajzë ngjitej si flutur e lehtë.

E prej dorës së saj ty të vilja

ashtu, mbështetur tek trungu yt,

nën fustanin blu një pikë sodisja,

te pika joshëse i ngulja sytë.

Do të ishe flakur në koshin e harrimit,

nga kujtesa do të më ishe fshirë shpejt,

por vajza e degëve në librin e kujtimit

të shkroi ty kulumbri e sertë .

 ( botuar )

About Post Author