Hiqmet Mehmetaj:Lisi


Lisi im i vyer, i veshur me gjethe,

mos je ligështuar, mos ke breng’ a ethe ?

S’kam si ta harroj dhe pse kam munguar,

atë strehëzën tënde ku unë jam strehuar.

Ja sot pēr merak, sa erdha tek ti,

oh, sa m’u bë qejfi, pashë një çift të ri !

Sigurisht, ish djali, ishte flokëverdha,

me lisin nën lis vaponte mëshqerra.

Të paça, o mik, pērherë të bleruar,

me zemrat e brishta qofsh i shoqëruar !

Tani që të erdha nuk kam më merak,

bujaria jote këngën e ka hak .

H. Mehmetaj ( botuar )

Le të ngulë këmbë Luto Lamçe që unë s’e njoh pyllin !

About Post Author