Hiqmet Mehmetaj:Moj ti flokë fije mëndafshi


Hiqmet Mehmetaj

( motiv popullor )

Moj ti flokë fije mëndafshi,

balli i larë me ujë ari,

deti të nxjerrtë nga varri,

gjipranvera për së gjalli !

Beli unazë e këputur ,

këmbët një statujë e ndukur,

o ti Zot, Zot i padukur,

zjarrin shpirtit m’i ke futur.

O zjarr i ndezur tek shpirti,

ç’hënë këtij dheut zbriti,

ç’ dashuri në këmbë ngriti ,

atë që s’ arriti Krishti !…

H. Mehmetaj

About Post Author