Hiqmet Mehmetaj:Një pushtetari


Hiqmet Mehmetaj

Nuk di se ç’fjalë të zgjedh për ty, o pusht,

Ty krijesë e pazakontë, terr i rënduar,

Ty bark përbindshëm, i panginjshëm,

Ty shpirt kalbësirë, rrënojë e vjetëruar !

Sikur të kishja forcën e Anteut

Dhe shpirtin e zi si një hienë,

Për ty me kththetra do të hapja

Në kētë vënd gropën më të thellë !

Po ç’të bëj mjerani që jam poet,

Si gjithë poetët fakirë në këtë botë

Që s’kanë dorë krimi, por janë aq të zbehtë,

Sa lufta ndaj teje mbetet e ftohtë.

Veç nëse nga unë s’gjen vdekje kurrë,

Shpagimi për ty le të vi nga një kurvë !

botuar )

About Post Author