Hiqmet Mehmetaj:Piku i verës


Piku i verës

( sonet )

Lëndinën e dogji dielli çnjerëzor

Vala s’valëzon më dhe lumi u shter,

Zallishtja vesh myshkun nga afshi mizor,

Gjinkalla çmendarake kēngës ia merr.

Çuditshëm mbi lëndinën e zhuritur

Harabelat nuk njohin vapë e zheg,

Hapin flatrat e zemrës së sfilitur

Këta zogj trima çukitin mbi brengë.

Këta vocërrakë s’më lën ‘ fillikat

Në azilin e gushtit zheg- tërbuar,

Por fisnikërisht më sjellin dhuratë

Atë fraski që kush s’ma ka dhuruar.

Sfidoni ,o miq të mi, zhegun tērbim,

Freskoni me cicërima shpirtin tim !

H. Mehmetaj , gusht 2000

About Post Author