
Zhytuni, poetë, në brengën lotmbytur,
Lartësojeni më tej Lavdinë tuaj!
Paçka se për jetën e trishtë, të hidhur
Unë s’ marr lavde, por mbetem i huaj.
E ç’ t’ i bëj muzës sime ” të prapë “,
Që befas m’u shfaq e pastër, e dëlirë,
Më tha: ” Brengën dashurore mos e flak,
këngën vazhdoje me të ëmblën lirë !”
Shpesh muza me kurajë më thotë,
Nuk do të mbulohem me mykun harrim
Dhe në vargjet s’ i mbyta me tjetër lot,
Do të joshem nga ju me të ëmblin vështrim.
Do të shkruani për mua, o miqtë e mi,
Do të m’i qani vargjet me tuajin lot ,
Paçka se po vdes nëpër gushë e gjinj
Dhe hënën s’arrita ta puthja dot !…
Hiqmet Mehmetaj:Poetëve të brengës
Zhytuni, poetë, në brengën lotmbytur,
Lartësojeni më tej Lavdinë tuaj!
Paçka se për jetën e trishtë, të hidhur
Unë s’ marr lavde, por mbetem i huaj.
E ç’ t’ i bëj muzës sime ” të prapë “,
Që befas m’u shfaq e pastër, e dëlirë,
Më tha: ” Brengën dashurore mos e flak,
këngën vazhdoje me të ëmblën lirë !”
Shpesh muza me kurajë më thotë,
Nuk do të mbulohem me mykun harrim
Dhe në vargjet s’ i mbyta me tjetër lot,
Do të joshem nga ju me të ëmblin vështrim.
Do të shkruani për mua, o miqtë e mi,
Do të m’i qani vargjet me tuajin lot ,
Paçka se po vdes nëpër gushë e gjinj
Dhe hënën s’arrita ta puthja dot !…