Vala
Nën diellin e korrikut pērvëlues

Mbi zallishten e lumit jam nderur,
Nēn zgjim vitesh, nën tinguj shushurues
Fëmijērinë time gjej të fshehur !
Zallin dhe valën i sodis me ëndje,
Bisedën nis si me qënie të gjalla,
Lundra e kujtimit bart nëpër mendje
Kohën rinore, reliket e rralla.
Rrëmbehet mendimi dhe shkon diku larg,
Si vala e lumit kërcen e këndon,
Sa mua poetit më shkrepet një varg
Për të artën kohë që vala më zgjon…
Rrëmbemë, o valë, o muza ime,
Ma vish brengën me mantelin kujtime !
H. Mehmetaj