Historia-Refat Metaj


H I S T O R I A

==============

H istoria eshte e shkruar

Ta korigjosh eshte e veshtire

Duhet mund durim e njohuri

Nga specialiste qe e njohin mire

Histori ka çdo njeri

Ka çdo lagje fshat e qytet

Histori ka dhe nje zone

Histori ka dhe kombi vete

Te shkruash per historine

Duhet ti njohesh problemet me rrenje

Sa do mire ti pasqyrosh

Perseri mangut ke lene

Kurre i vetem s’mund te shkruash

As per individ as per te tjere

Qe te besh nje pune sakte

Nje grup pune duhet nxjere

Mundesisht historiane

Me pervoje e njohuri

Dhe te moshuar nga vendi

Qe e njohin me imtesi

I besuar nuk mund te jesh kurre

Ne se shkruan me pasion

Aq me keq kur i vetem

Shkruan pa e njohur

Por vetem me opinion

Nje here do te lexojne

Heren e dyte s’mund te kalosh

Dhe Medalja ka dy faqe

Njera plote e tjetra bosh

Njera ane te bene hero

Per te mirat qe ke bere

Tjetra bosh ka mangesit

Per te keqiat qe s’te lene

Ka ardhe koha qe medalja

Te shkruhet ne te dy ane

Dhe kush eshte i interesuar

Te vleresoj ashtu si jane

Hero nuk mund te beshe kedo

Per interes apo deshire

Hero te bene aktiviteti

Ku per komunitetin je shkrire

Fshati yne ku kemi lindur

Te hereshme e ka historine

Me burra trima te rralle

Qe jeten kane dhene per lirine

Kane lene ofiqet kolltukun

Sakrifikuan pasurine

Per popull dhane edhe jeten

Nuk pyeten per perandorine

Ne çdo kohe e rrethane

Kur ka pas nevoje Atdheu

Jane ngritur me arme ne dore

Per lirine e Memedheut

Se theme une por historia

Shkruar ne memorjen popull

Krenar jemi me te paret

Qe me gjake kane mbrojt kete vater.

Ju beje thirrje si perhere

Historian e njerz te tjere

Te behemi bashke nje here

Historise ti bejme ndere.

Kush shkruan i Veten

Nuk ka asnje Vlere

Eshte i pa Besueshem nga te tjere.