Historia tregohet nga gjyshi
Për ty flamuri ynë kuq e zi,
sa gjumi rëndonte qepallave,
gjysh Jonuzi tregonte histori,
trimërie, në vënd të përrallave.
Dhe më thoshte amanet e kemi,
se është larë me gjak shqiptari,
luftrave nga pushtues dhe hajni,
që deshën të na shohin në robëri.
Për ty flamur më tregonte përherë,
se çdo shtëpi e mbante me krenari,
dimër të ishte apo të ishte pranverë,
para betejash përkuleshin përpara tij.
Betejash kur flamurtari që printe,,
dhe nga plumbi armik humbte jetën,
më lart e ngrinte që të mos binte,
derisa ta ngrinte lart një trim tjetër.
Është amanet bijë thosh’, i të parëve,
është simbolikë që na identifikon,
për Atë flitej në sofrat e burrave,
në emër te tij lidhnim besën tonë.
E kush nuk e lakmoi këtë tokën tonë,
nëpër shekuj u derdh gjaku për liri,
ndaj i vendosëm në mes shqiponjën,
dhe këtë vënd e quajten Shqipëri.
Tregonte gjyshi herë pas here histori,
po asnjëherë s’na tregoi se si u plagos,
e ajo plagë dalngadalë jetën ia mori,
e ajo betejë bashkë me të u varros.
Për ty flamuri ynë, i bukuri flamur,
dhe për Shqipërinë gjaku na zjen,
bëhemi therror e s’ndalemi kurrë,
për këto troje, pēr Mëmëdhenë…