Hoqa dorë-Ildije Xhemali


Hoqa dorë nga kritikët

Vargjet e mia, s’u falin sukses.

Ato s’flasin për “Birën”

Vyrtytin s’e ndyj në ves.

Dashuri,tradh’ti JO një fytyrë.

Ndaj instiktin nga njer’zorja

Unë zvarritjen s’e quaj detyrë.

Veç, e zakonshmja nga hyjnorja.

Në i këndova dashurisë

E ngre në qiell nuk e zbres

E vrasë unë tradhëtinë

Copash, humnerës ia hedh

Nuk jam Safo as Elenë*

Shkruaj shkurt edhe qartë.

Jam fëmijë* çmoj çdo vlerë

Për to shkruaj, vetëm kaq.

Elena Gjika.

Jam fëmijë- tërhiqem nga vyrtytet dhe shkruaj për to