Humbën retë dhe u kthjellë moti!Sami Arifi


Shkruar poezi nga Sami ARIFI
Humbën retë dhe u kthjellë moti!

Shkruan: Sami ARIFI

Gjamë e madhe u ngjitë qiellit,
ia hijeshojë ngjyrën ylberit…
Kthetrat kulqedrës për t’ia shkurtuar,
e bënë Botën për t’u bashkuar…

Gjëmojë thellë nëna-loke,
Për t’i nxjerrë trimat prej kësj toke…
S’bashku me u bë t’vdekur e t’gjallë,
aromë lule vendit me i ardhë…

Për t’çelë lulet n’vendet tona,
pastërti erdhi nga Jehona…
Për t’hequr lakejt nga krimi,
nga përkrahja u gjetë shpëtimi…

Humbën retë dhe u kthjellë moti,
titullar u bë i Zoti…
Prapë n’shtëpi t’vet ai ndriçojë,
vendin e tij hijeshojë…

About Post Author