Humbin kohën me fjalë-Shefik Sadiku


HUMBIN KOHËN ME FJALË

Tymi i cigares ngritur

lartë sikur një re

humbin kohën me fjalë

ulur në kafene.

Pa u kujdesur askush

dhe flisnin të lirë

për të dëgjuar njëri-tjetrin

e kishin vështirë.

U ula dhe unë

një kafe ta pi

me kolegun të bisedoj

por jo në këtë gjullurdi.

Kafeneja ishte gjallëruar

dhe flisnin të gjithë

nga tymi i zi

nuk shiheshte njeri!

Shesa