Hyjnesha e Atlantidës-Halit Haliti


HYJNESHA E ATLANTIDËS

U shndërrova në zog shtegëtar për të kaluar dete e oqeane

Shpirtit ia hoqa zingjirët e ndryshkur të kohës së ikur

Çelësin e dashurisë së humbur si ëndërra pagane

Për ta kërkuar të fshehtën e shpirtit n’qytetin e fikur.

Ditën e martesës t’i solla lulet e polenit

Sonte nuk kam çfar të t’jap pos një buqetë me yje

Në retinën e syve të mi më vjen i azhi yt

Dëgjoj thirrjen tënde të pa fund që tremb edhe pyjet.

Dua ta shterr gjithë atë ujë për ty

Të t’nxjerr nga aty si balsam e të buzëqeshur

Përtej detit të ftohtë në Atlantidë të shoh me sy

Ah sa bukur të rri fustani i nusërisë që ke veshur.

Një det me ujë kam shterrur prej se më ke ikur ti

Shpirti im i pezulluar në detin tëndë plot dashuri

Feksje të dridhur aurorash kam kur qiriu është fikur

Belbëzoj e psherëtij…

Hyjnesha e Atlantidës je ti.