Hyjnore
G.Llojdia
1.
Kur zuri stërbima në Goronecë , krisën qelqet.
Shkreptima, një simfoni gjëmimtare.
“Grisnin” errësirën , qentë e kopesë,
tërë natën e fanitjes së madhe .
2.
Oxhakët nxinin nën rrezet e para,
shkundnin ende ”mjegulla të hirta”,
mes dy brigjeve të vivarit,
shtrihej oshtima.
3.
-U shurdhuam nga shurdhëria.
-U marrosëm nga marrëzia,
shushuritnin vajzëria.
4.
Lëndet në Pajame,ndër drurë u varën,
këmbanarja u rrëzua te kisha, krisi çatia.
Prifti ynë zuri kujën në mesditë:
-Kjo është shfaqje hyjnore,
tha në fillim,
në Goronecinë tonë mitik.
