Hyqmet B.Hasko:Fjalë xhelozie


FJALË XHELOZIE.

Ma hoqi trurin ky zagar fshati,

Ç’mu desh mua që u martova me të,

del nga dhoma si lugati

dhe me një tjetër grua fle.

Nuk e di si t’ia bëj kësaj qelbësire,

shorti ma pruri në kervat,

të rri në shtrat nuk kam asnjë lloi dëshire,

o zot ma kthe mbrapsht këtë fat.

Dhe vazhdon zinxiri llafeve të xhelozisë,

me epitete bajate mesazhnxitëse,

ky bashkim s’qëndron në shtratin e dashurisë

lumturia është në rënie, nuk ka ngjitje.

Mund ti ndodh kujtdo të jetë pak xheloz,

nuk duhet humbur logjika në asnjë moment,

në familje nuk duhet të sillesh skandaloz,

mos shkon në atë rrugë ku shkojnë dhentë.

O të dashuruar dhe të dashuruara,

mbas një femre, mbas një mashkulli,

familja është gjithçka dhe më e çmuara,

për një fjalë goje nuk shkohet ne cmenduri.

Mos rendi mbas një bukurie të rreme,

mos u joshni nga bota e parasë,

xhelozia është një ndjenjë ekstreme,

mirësinë e shpirtit tuaj kërkon të zhvasë…

Shtërgojeni fort atë që zoti ua ka bërë kismet,

mos u bëni mjeranë në këtë jetë,

gryksia për një gjë që nuk ju takon,

Zoti asnjëhër dhe për asnjë çast nuk ua bekon.

Dashuriçkat e vogla në facebook dhe kafeneve,

Ikin e vijnë si autobuzat e linjës urbane,

Dashuroni jetën dhe familjen e shëndetshme,

Mos u jepni pas farfuritjeve dhe imazheve mjerane.