Hyu ilir i pjellorisë e bollëkut…




Hyu ilir i pjellorisë e bollëkut
Gazeta Destinacioni

Po sjellim disa te dhena rreh Hyut ilir te bera nga S.Anamali,arkeologu qe u muar me gërmimet ne Amantia
1.
Relievi tjetër, qé lidhet me një hy tjetër ilir, është edhe ai i vogël: 0.19 m.I larté, 0,35 m. i gjere dhe 0,09 m. i trashe. Por këto nuk janë përmasat e plota,mbasi ai u gjet i thyer .Figura qendrore është një plak me mjekër e mustaqe, lakuriq, i ndejtur galic, i cili shtrëngon me dorën e majté një një be¬lieku té madh e te mbushur dhe me té djathtën një kanthar.
2.
Numri i relieveve me paraqitjen e Panit me nymfet sot është rritur. Reliev i tillë është gjetur në Pogradec dhe lidhet edhe me kultin e nimfeve.dy figura femrash né këmbë, me përmasa me te vogla; ndërsa figura e majte është drejtuar nga figura qendrore dhe te dy duart i ka zgjatur tek ajo: femra e anës së djathtë është me paraqitje frontale dhe mban një bri té mbushur. Kryet e figurës qendrore është punuar me kujdes e me hollësi. Ky reliev i gjetur né Ploçe një skenë te njohur, e cila shihet nê disa relieve te tjerë, né këtë mënyrë kemi mundësi të përfytyrojmë si ka qenë i plotë.
3..
Kemi kështu një figure mashkulli lakuriq té tipit të Priapit ithyfalik te theksuar dhe me fruta. E kemi vënê në dukje gjetiu se relieve te tille janë gjetur né shumê qendra tê vendit tone, duke filluar nga Shkodran , ne Apoloni, Cakran e Vlorë. Këto paraqitje skulpturore nuk janë té njëkohshme dhe shkojnë nga shek. III p.e.s. deri në kohén e voné antiké. Me cilin hyjni duhen lidhur këto relieve ku figura qéndrore është një plak mjekrosh la¬kuriq i ulur ne bisht? Figura Hyüt té relievit është mjaft e përafërt me fizionominë e Zeusit, por mënyra si paraqitet dhe qëndron, ai dhe atributet, qé e shoqërojnë nuk na lejojnë té njohim një paraqitje té Zeusit.
Te gjitha këto elemente, qé e largojnë nga Zeusi, e afrojnë me tepër te një hyjni tjetër, te Pani, qé vërehet bukur né fytyrën e relievit té Cakranit. Kemi pra këtu një paraqitje té Hyut ilir té pjellorisë e tê bollëkut.

About Post Author