NJË POEZI TJETËR PËR ATDHEUN
(I BUKUR)
Kërkoj brenda vetes Atdheun!
Si herën e parë kur më tha im atë
Është gjëja më e madhe në botë
E unë zura t’i them: sa i bukur je…
Shpesh e kërkoj jashtë meje, por
Sërish kthehem te momenti i parë
Unë, vocrrake ngre sytë e shoh dritën
Në sytë e babit, tek flet për heronjtë;
Dhe i them njësoj edhe sot:
Atdheu im, je:
I bukur!
I bukur!
I bukur