I dashuruar me jetën


Vaso Papaj

Jam një njeri i dashuruar,
Me jetën time simfoni,
Prandaj gjithmon kam ëndërruar,
Të mos mbaronte në kuvli.
Gjithmon e doja të vërtetën,
Rrëmoja fjalët në thellësi,
Kërkoja të gjejë më të mirën:
Shpirtin e ri.
S’e ndryshoj dot këtë rrugë të mundit,
E ndjej timen,
Gjersa të kem dhe frymën e fundit.

E dua timen të vërtetën,
Gjurmoj çdo fjalët në thellësi,
Kërkoj të gjej më të mirën:
Atë, shpirtin e ri.
S’më duhet kurrë një shpirt i shuar.
Dua zemër që rreh shtruar
E bindem, kur më thotë:
”Mjafton të duash thjeshtësinë,
Kështu,
Do t’ia ushqeje shpirtit paqen, qetësinë.”

Jam një njeri i dashuruar me jetën.
Nuk ka qënë një aventurë,
Prandaj do të doja,
Që ajo të mos mbaronte kurrë.
E dua pranverën e re,
Por dimrin s’e harrroj.
Kthehem shpesh e rrëmoj,
Kam nevojë,
Gjer në fund të mësoj…
Ndryshe, do të vijë një dimër tjetër
Dhe vuajtjen do të ma shtojë. 

About Post Author