I dhurova Odës Muze 100 libra-Feri Arifi


Një Odë Muze, pa libra do të ishte shumë e vështirë, e sidomos “Muzeu” aty në mes të Malit në Marec. Odë kjo vetëm me librat e Luftës për UÇK-në. Kjo më së miri është dhe kuptohet kur në një vendi siç është marrë vendimi i vështirë në kohët e vështira më 1998 që këtu të jetë Shtabi i Ushtrisë Çlirimtare, bash në Marecë, aty në lagjën Makolli në shtëpinë e Afrim Makollit. Unë kësaj shtëpie “Muze” vetëm me mendjen time erdha në përfundim pasi pash shumë rafte të ndërtuara t’ia dhuroj 100 libra të llojeve të ndryshme, sot nuk është më prioritet pushka për brezat e ri, siç ishte për brezat e vjetër, andaj brezave të rinj shqiptarë iu urojmë dije dhe vetëm dije.

About Post Author