I fala…Ilmi Cani


Ai i mori paret gati, teksa kartonët, squkën.

Ia fala, paçka, se për vete, se qita bukën.

Ishte në punë ai. Gruaja i rrinte pas.

I përulur, burri sakat;

Ulur mbi kartonët e lagur të fatit.

Gruaja e ngratë trazohet nga kolltuku i vilës ndërtuar me lypjen e të ngratit.

E lypsi, dergjet mbi kartonët e lagur të fatit

Prishur qetësia gruas për një gotë ujë që pinte lypësi i ngratë;

Me bythën mbi kartonët e lagur e gurmazin të thatë.

Vilë, ndërtuar mbi eshtrat e tij, tretur, mbi kartonët e lagur

Luksi në shtrat të butë i saj;