I falemi kohës-Llesh Gjoka


Tisnajë, pastaj lbyrje drite dhe anasjelltas koha rrjedh

Në cirkuit janë ditët

shtjellë në rrotullame dhe pastaj

na shpien në një breg tjetër të çuditshëm

aty ku na pret një sfinks

gati për të na gëlltitur

sepse misioni ynë mbaroi…

A nuk e dëgjon këngën e kukuvajkës mbi tel?!

Kurbani i radhës është vetë koha.

Ne që duam të vdesim?!

Vetëm një statujë pa kokë mund të jetojë.

Ngjashëm do të jeni

kohës që shkon pa fre

dhe asaj që vjen pa pagëzim.

Pjalm që fryn mbi statuja

dhe që i pështjellon era bindshëm

janë minutat, orët, ditët pezmim

të cilat duhet t’i ngjizim

duke bashkuar buzëqeshjet e kthjellta, intime

me hematomat e ngjarjeve

që kaluan pamëshirë mbi trupin tonë…

Duke mbetur qënia jonë e plazmuar

midis dhimbjes dhe gëzimit trofe

midis helmit dhe dashurisë në shpirt.

Dhe statura jonë duke jetuar si një pemë e brishtë

e kopshtit post Eden

ashtu siç e parashikuan profetët

dhe ne që i falemi kohës

në tempull çdo ditë…

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe Partenoni