I flas valës-Fatmir R Gjata


I flas valës

Fatmir R Gjata

I flas valësë në breg kur më vjen plotë qetësi

Përkëdhel pak vajzën time nëpër det me dashuri

Kur ta shohësh duke lozur me hare e gaz në rërë

Do dërgoj dhe erë të jugut që tja puthë trupin e tërë.

Shpupurisi flokët e saj sa ti mbledhë me një shami

Të vrapoj në breg me gurë e ti zgjidhet përsëri

E të thotë pakëz me vehte, do jetë djall ky poet

Paçka duket posi ëngjëll si kur shkruan si kur flet.

Do marr pak varkën e fundit të mbërrij në errësirë

Kur të dalë hënëz e plotë me të gjithë yjet e ndrirë

Po s’të pashë dot sytë e kaltër do të shoh buzët me gjak

Do të marr në gjirin tim e të përkëdhel për pak.

Fatmir R Gjata