I fola vargut-Sanie Tushi Rrokaj


I fola vargut të më sjell dritë
para syve të mi….
I fola dritës të më ndriçoi
në hapat e fëmijëve të mi .

Ju luta hënës të shkëlqej si margaritarë i rrallë,
t’ju çoi dritë të gjithë zogjve shtegtarë kudo që janë.

U fola yjeve të jenë të pranishëm në dashuri
JU luta zemrave të ndiçojnë plot yjesi.

U fola ylberëve të hedhin ngjyrat në ç’do ditë
I fola jetës të jetë e lumtur për të gjithë .

I fola botës të ketë paqe gjithandej
JU luta zotit gjaku kot të mos rrjedhë

Të pastroi rrugët nga dëshpërimi
të dominojë lumturia edhe gëzimi.

JU luta jetës .. të ket veç gëzim
Të lutem jetë mos na fut në dëshpërim

Ndal trishtime jep dritë në ëndërrime.
JU luta zemrës ylber shumëngjyrësh të lindë.

Bisedova me ditënetët në veçanti ….
për fëmijët e varfër të kenë ëndërra të realizuara në kaltërsi.

JU luta muzës e penës sime ….
SHPËNDA errësirën
veç me agime.

Le të rrjedhi energji e pastër e harmonisë
pa humbur busullën e orientimit mes kaltërsisë.

Autorë SANIE TUSHI RROKAJ.
Athinë .