I FOLA
———

I fola Lules sot në mëngjez
mu përgjigj shpejt,menjëherë
sa hap e mbyll sytë,tek unë erdhi
erdhi më mbiu,tek pragu në derë.
I fola Zogut,që kish qëndruar në pemë
tek unë me të shpejtë,ai fluturoi
përplasi krahët,ashtu lehtë,lehtë
tek pragu i derës,erdhi dhe qëndroi.
I fola Kalit,që kulloste në bar
menjëherë ai,ngriti kokën hingëlliu
me trokun e tij,duke ecur revan
pranë meje u ndodh,pranë meje mbriu.
I fola Qenit,që në oborr rrinte shtrirë
u ngrit me të shpejtë,drejt meje u sul
duke tundur bishtin,se edhe kish ngrirë
u mbështet pranë meje,pranë meje u ul.
I fola një njeriu,që në rrugë po kalonte
më shikoi me inat,dhe sytë zgurdulloi
filloi me vete,ndër hundë po turfullonte
me kë ja vlen,që këtë njeri ta -krahasoj-.?
VILSON MERSINLLARI.