I hapa unë përsëri dyert e zemrës-Razielda Hitaj


I hapa unë përsëri dyert e zemrës

Ashtu sikurse lulet e mollës

Të vogla, të brishta, të njoma

Këtë herë pres sythat të bëhen gjethe

Me to të flladis shpirtin

E prisja pranverën të vinte

Ulur në parvaz vështroja qiellin

Qëndisja hënën nën qerpik!

E lash unë sonte dritaren hapur

Të hyj muza e veshur në të bardhë

Ndjej erën të me ledhatoj flokët

Mandej me rreze më prek qafën

Vesa pikoi si gjerdan

Për të plotësuar tablon e kësaj nate…

About Post Author