I humbur pavdeksisht…(Ali Asllanit)-Nga Vladimir Bizhga


Kur janë gjallë i harrojmë ,kur vdesin i kujtojmë, me osana e me shumë demagogji.Miku im i vjetër dokumentaristi dhe poeti, i shquar Petrit Ruka me tregonte, me dhembje, qe kish do kohe ,qe bashkisë ne Vlore i kish çuar skenarin, për një dokumentare, për Ali Asllanin, e madh dhe me thoshe me dhembje, qe askush aty se kish carë kokën…

Por dhe unë e kisha njohur poetin e dhembjes dhe bubullimës popullore, Ali Asllanin, kur qesh ne vit te pare lice, për pikture.

Ai erdhi ne studion tone e u prezantua si modeli, për vizatim, nga profesori ynë i madhi Sadik Kaceli.

 I cili na tha, keni fatin te vizatoni e pikturoni ,një model eksilent.

Kohe me vone, kur mora vesh qe ai qe poeti i” Hanko hallës”, poezisë se famshme u çudita, po,po ai plak, me një pallto te pastër kafe te erret me një republikë kafe te erret, me një shikim te qete te qeshur, ku xixëllonin ata sy te dashur e plot jete, qe pa pension e vuante, por kur ai labe i madh nuk e jepte vetën.

Kur me erdhi im atë për te me pare, se qeshe konviktor, i fola për te , ai e kish idhull, si tere lebrit e shqiptaret patriot, ai bleu 10 paqeta diamant dhe një shishe raki i vuri me një torbë dhe mi dha mua tja çoja.

Ia shpura gjithë siklet .

-I ke nga im atë xhaxha, ai ju njifte ju dhe i recitonte poezitë e tua. Plakut iu vare një lote mbi faqet e thara nga suferina e kohës, me përkëdheli kokën dhe pa rrapet ne dritaren e liceut.

I humbur pavdeksisht, ne llumrat e kësaj, e asaj kohe. Kur mendër klasat tona parellinjte pa atdhe, çoç e thonë një gromsim fjale, siç bene për aktorin fenomen Bujar Lako, te cilin këta xhuxhë e kishin harruar dhe bene adetin, ne mortin e tij te skaharrimit.

…them qe nuk jam vetëm ne Shqipëri, Kosove, Iliriad, Çamëri.