I kujtoj ato mëhalla…Adem Nuhaj


Ì kujtoj ato mëhalla

Plot ne baballarë e nëna

Dikush na tregonte përralla

Dikush thoshte gjëagjëza.

Bacët plot me pemë e hije

Të rrije s’ngopeshe dot

Mbushur anës çdo avllie

Menekshe e borzilok.

Zbardhur pa zbardhur mëngjesi

Lulet me vesë sytë lanin

Këngën fillonte këndezi

Të tjerët iso i mbanin.

Kishin nur e gjallëri

Ato lagje e mëhalla

Kasollet plot bagëti

Nga dybeku dilte dhalla.

Të mernini ëmbël me vete

Këmborët , zilet kur binin

Lezet kish qëni , kur lehnte

Dhe qingjat , kur blegërinin.

Në dasma ngrihej dollia

Dhe kënga gjëmonte gjym

Aty ish plaku , fëmia

S’kish oxhak , që s’dilte tym.

Shkoj tani më dridhet zëmra

Ferrat hedhur mbi çati

Në disa , dy pleqë gjen brënda

Të shumtat janë pa njeri.

Ato vatra aq të ngrohta

Sa , fëmijë ato kanë rritur

Tani shkretë pragu dhe porta

Ì kanë lënë , i kanë braktisur.

Pse u ndoq kjo politikë ?

Vëndi , sa vjen e shkretohet !

Shqipëria është çiflik

Është thesar , që nuk mbarohet.

Ndaj t’i vëri gishtin kokës

Çdo shqiptarë , që është larguar

Mos t’ia lëmë në dorë botës !

Këtë vendin e bekuar.