I ligu të bënë të lig.”
.
Sa herë “përballem” me të tillë,
përgjithesishtë arrogant dhe cinik “pathollogjik”,
dhe ndodh të më duhet të jem gjakftohtë,
të mos hyjë në fushën e tyre,
ndonse i provokuar,
sepse ata janë vetëm telendare në linearitet,
apo dogmaxhinj pa mendim
dhe kështu me një zhurrmim të pafund,
mbase edhe artikuluar sikur mbajnë kontinentet në duar,
të vërtiten pa meshirë për të të rrezuar për tokë
me një kënaqësi të shfrenuar cmëndurie psikike
që derdhet jargshëm si rrëke të holla lëngjrash Meduze
prej gojës së shparaveshur
dhe lyer me të bardhe
cep me cep.
E ndersa jam i detyruar bëjë gjakftohtin,
sepse e kam “frikë” terbimin tim,
ndjejë si mimika më ndërronë ngadalë.
Ul zërin,
qemtoje fjalët,
zgjedh mendimin e ftohtë që …!
O Zot çfarë energjie të rrezikshme mbanë brenda ai mendim,
tendos muskujt e fytyrës
dhe artikulojnë atë si një mësonjëtor i paqtë.
E ndjeje cinizmin tim në lëkurën e faqeve të tendosura
tërhequr cipa si postiqe bagetie.
E ndjejë,
po,
e ndjejë që në atë rast jam një cinik,
u bëra një cinik.
U transformova në çast në një cinik
për vetëmbrojtje ndaj një njeriu të lig
që me del perpara…..!
***
Asgjë personale.
