I Madhërishmi-Suzana Rama


Më nxori në jetë

e më la të brishtë,

me bukurinë fizike,

bëri që të grish,

barrë më la mbi supet,

që mbajta të fortë,

të gjejë mbeshtetje,

gjithkush, të ndjejë ngrohtë.

Më nxori në jetë,

e më fali buzqeshjen,

tek fjala e ngrohtë,

të gjej mbështetjen,

gjithkush që besimin,

arrin deri në zëmër,

gjen atje besë burri,

edhe pse jam femër.

Më nxori në jetë,

e më fali dhe lotin,

dhimbjen të shfrej,

ti largoj të ftohtin,

shpirtit të plagosur,

nga shumë marifete,

të flak tej gjithçka,

të mendoj për vehte.

Më nxori në jetë,

më armatosi me forcë,

të ringrihem vetë,

kur gjunjët i gjakos,

më fali urtësinë,

vazhdimësinë, amësinë,

bekuar qoftë përherë,

i madhërishëm Zoti ynë.