
I MARRË AI…
I marrë ai,
që në kristale shëmtie
Personalitet i jep formë…
që veten përplas gjithkund
dhe krenarinë tutje hedh…
I marrë ai…
që qelizat përkund në djep
dhe vetëm hesht…
Dhe me vetminë vë kurorë…
I marrë ai
Që mendimit i kthen fjalë
Dhe ….
Mosmirënjohjen ngazëllen
I marrë ai…
Me zinxhirin e kohës
mbuluar veten e gjen,
Dhe me copëza shkronjash absrakte
Godet …
Për të mos ekzistuar kurrë.
Sa i marrë ai…..