I marrosur pas teje.
Merrmë, e dergdisëm tej.
Përtej dhimbjes pa mbarim.
Ku s’ka tokë, diell e qiej.
Merrma shpirtin, përvëloma.
Nëpër afsh të shuar prej mallit.
Dhe në marrsha frym akoma.
Më dergdisë në prehër të djallit.
Merrma frymën, flakëroma.
Në eter ku s’ka kurrë jetë.
Nëpër qiej zërin dëgjoma.
Kur lëngon e kur gulçet.
Merrma ndjenjën, turturoma.
Në oaze, plotë rrugëtime.
Dhe kënaq mizorinë tënde.
Kur sheh që vuan qënia ime.
Kur mendon se gjithçka more.
Dhe të tjerat nuk kanë vlerë.
Në agoninë e cfilitjes.
Të kërkoj veçse një nder.
Mos kurse asgjë prej meje.
Veçse sytë mi lër të dy.
I marrosur jam pas teje.
S’mund të vdes, pa të parë ty.
RADIAN