I nisa vargjet-Petro L. Sota


Vargjet të fluturojnë, një nga një i nisa,
Si zogjtë shtegtarë, vëndit anembanë,
Në rrugët e atdheut, në malet me lisa,
Në fshatrat e qytetet, ku lexuesit janë.

Por s’mund ta di mirë, se si do i presin,
Se rrugë të vështira përpara do të kenë,
Pak vargje të dobëta, rrugës do të mbesin,
E disa të harruara, nëpër rafte do të jenë.

Dhe prandaj se di, ç’fat do të kenë vallë?
Se mund të humbin rrugëve nëpër natë,
Për ndonjë varg, do të kem shumë mall,
Kur të kthehet i lodhur, i vetëm fillikat.

Si zogjët pa krahë, ju do të ecni ngadalë,
Se rrugës do të ketë, furtunë edhe stuhi,
O vargjet e mia, dhe pengesa do u dalë,!
Por ju, mos u ndalni, hyni në çdo shtëpi.!

Në çdo shtëpi dhe në çdo shpirt trokisni,
Se ndoshta dhe për ju, do të hapet dera,
Me zë të sinqertë, lexuesve do t’u flisni,
Në shpirtin e tyre, do të hyni si pranvera.

Mos u ligështoni, se dikush do ju shaj,
Edhe librin mbase, dikush mund ta gris,
Por ju, jeni vargje, nuk mund të keni faj,
Sepse po trokisni, si miq të shtëpisë.

Dhe në se dikush, me përbuzje ju shkel,
S’ka gjë, në çdo vënd injoranti nuk lexon,
Është si pema, që ndonjë frut lart i ngel,
Dhe pse një stuhi e fort, në tokë i rrëzon.

Në brazda farën, e kam mbjellë si fshatar,
Emërin tim me ndrojtje, aty e kam shkruar,
Por vargjet kanë brënda, shpirt djaloshar,
Dhe rrugëve janë gjurmët, ku kam kaluar.

Petro Sota 21 tetor 2023

Sot dolën nga shtypi dy librat e mi.