I përkas qiellit:Donike Rrethej


I PËRKAS QIELLIT.

Mbramjet jan pak t’trazueme ,

edhe se unë jam e qetë ,

kam mbyllë sytë ,mos me pa çka s’due,

nuk shoh ma çka m’vret.

T’qeta ditët q’i shtyhen tuj m’kallzue se..

koha asht ikje ,

e ikjet kohë e shpejt.

Nuk vuej ma për ikjet e t’tjerëve,

nuk vuej ma as për mue,

jetoj çdo grimcë q’i kanjiher m’rrëshket prej gishtash,

jetoj si unë di ,jetoj si unë due.

Nuk i vëj re ma as rrahjet e zemrës kur çmenden,

jo e ç’motiv kam rrahjet e zemrës t’i numëroj ?!

shoh çka due ,jetoj çka dishiroj ,

e gjithçka tjetër e la t’shkoj.

Se vjen nji moshë ,nji ditë e vjen nji kohë,

ku ska ma randsi për ty asgja q’i dikur ishte kaq e shenjt !

për kët sonde kam mbyllë sytë e andërroj,

ah ,nuk due t’shoh as t’nig’joj hapat e nji kohe q’i ikë para mejet kaq shpejt.

E kohën tesh e la me ikë…

si ty ,tesh gjithçka asht lerg syve ,mjegull,

se unë sjam ma ajo,ajo q’i njofte nji ditë,

tesh mbrenda mejet tjetër ,nji krijes tjetër.

Nji Grue ….

po pra nji Grue ,q’i ti ske njoftë e kurrë ske me e njoftë ,

nji Grue q’i nuk ndjek hapat e tu për siguri,

sonde nig’johen veç do pika shiut q’i bjen kaq i qetë,

e zemra jeme q’i rreh pak n’çmenduni,

po kam harrue rrahjet ti numëroj,

( se jetoj për mue e gjithçka tjetër e la t’shkoj).

se sod ma s’jetoj për askënd veç për mue jetoj

About Post Author