I përkushtohem paqes


Besa Jonuzi(Rexhepi)

Është bukur të jemi paqësor

T’i duam njerëzit kudo në botë,

Një ditë bota patjetër do ndryshoj

Do ket paqe, dashuri e mirësi.

Paqja del nga shpirti e dashuria

Kur kem mall e dashuri,

Paqja, çelsi i çdo fjale të bukur,

Na jep shpresë për ardhmëri.

Nënë Tereza me besim e paqe në shpirt

Ndihmoi njerëz të varfër anë e mbar botës,

Nuk dalloi as të bardhë e as të zi,

Nëna e kësaj bote la emër të përjetshëm.

Nuk kërkoj unë shumë nga jeta

Se kjo jetë është shumë e shkurt,

Të keqen askujt nuk ja dua,

Vetëm paqe, mirësi e dashuri të mbaj.

Mos gjykoni njerëz të pafajshëm

Hape zemrën o njeri, shpirti yt të gjen qetësin,

Çdo njeri le ta jeton jetën, si do vet,

Ta jetojmë jetën në paqe anë e mban globit.

Të gjithë njerëzve në këtë botë

Ju uroj paqe e dashuri,

Askund mos të ket njerëz të vuajtur,

Të ket paqe, dashuri e mirësi!!!

9 tetor 2021

Michigan

About Post Author