I qeshi edhe dhimbjes-Donike Rrethej 


E bleva shtrenjtë buzëqeshjen,jeta m’kërkoj kaq shumë,
e at pak lumtuni qi shpirtin gëzim ma mbushë,
me thonj ja vodha jetës ,pak prej gjithçkaje,
e , e linda mbrenda mejet ,prep s’ma dhuroj ,kërkush.

E për kët ,sod qeshiiiii…edhe se jam mbushun lotë,
se nji buzëqeshje e dhanun vlen, argjend ,ar , rubin…
për kët nuk la kërkënd t’ma shuej e t’ma vrajë,
se ajo asht ( shpëtimi i shpirtit tim ).