
I shenjti mëmëdhe
O më i ëmbli, i shenjti im mëmëdhe
Ti, që emrin më t’bukur, mua ma dhe…
Dashuria për ty, nuk më mbaron kurrë
O kombi im, me ma t’bukurin flamur
Durimi yt, shumë më ka zemëruar
E shpirtin keq, ti m’a ke hidhëruar
Se s’të ka mbetur, as dritë, as ngjyrë
As nderë, as besë, as trup dhe fytyr…
Të kanë zënë ligësht, si zogu në qark
Hienat, që kurrë s’u ngopen me gjak
Dhe ti, aspak s’përpiqesh të shpëtosh
Nga të pangopurit, kodosh e horosh
Të tallin bukshkelët, si grua pa burr
Dhe ty të shpëtosh, s’përpiqesh kurr
I mban mbi shpinë zabtonjësit, derrat
Dhe trupin e bukur ta mbuluan ferrat
Si lumi i Bunës, po të rrjedh gjaku
Të gremisën avlli dhe kulla bajraku
Të pshurën gjithçka, tokë, racë e fe
E s’lanë gjë pa t’bërë, ty o mëmëdhe
Bërtasin gogolët, kërcejnë si kangur
Me gjak lyer duart, ju prekin flamur
T’këndojn dhe hymnin, këta tradhëtar
Dhe t’poshtron çdo ditë, ky soj barbar
O shqiptar! Kur bre do t’ju sos durimi
Kur do t’bashkohet, i mençuri dhe trimi
Kur do t’pastrohet dheu, nga e keqja far
Kur do të jetë i virgjër, flamuri shqiptar.