I urti plak plis bardhë-Sami S. Shatri


Sot mbushen plot 34 vite nga mbajta e tubimit madhështor “Falja e Gjaqeve” te Verrat e Llukës!

Me pak vargje, do kujtojmë këtë ngjarje të rëndësishme historike!🇦🇱

I URTI PLAK PLISBARDHË

(Tubimit historik te Verrat e Llukës)

Kohë e pakohë, a’herë

fund shekull i kaluar

re të zeza silleshin

në Atdheun e robëruar!

Erë lufte fërfëllinte

shtërngatë e vetëtimë

dritë e diellit pakësohej

jeta mbushej errësirë!

Gjendje e pashpresë ishte

gjakmarrja rritej e rritej

familje të tëra ngujuar

nën frigën e gjakut rrinin!

Profesori i ndritur Atdhetar

Anton Çeta, prijëtarë

me rininë dualën në ballë

ta shuajn, t’mallkuarën murtajë!

Kullë më kullë ngarente

plaku i urtë plisbardhë

mbrapa varg i shkonin

student e intelektual!

Na falë gjakun për Atdhe,

Kosova sot na kërkon

t’qoft falë, o burr i Dheut

sytë, mbusheshin me lotë!

Mijëra gjaqe u falën

shumë jetë u shpëtuan

historia u shkrua edhe njëherë

aty, te Verrat e Llukës!

Lavdi, o ëngjëll shpëtimtar

përherë do mbetesh i paharruar

gjithandei ku ka shqiptarë

në Shqipërin e përbashkuar!

Prishtinë,