Identitet-Rrahim Billa


E para është fjala…

Gdhëndur në shkëmb ,në gjuhën

e perëndisë.

Aspak e vështirë për të kuptuar ,

se toka ku jetojmë , të paprekura

i ka ruajtur , gjurmët e historisë.

Fjalët e gdhëndura në shkëmb ,

flasin shqip…

e aspak në ndonjë gjuhë tjetër.

Deshmi që nuk vdes kurrë ,

për lashtësinë e kombit tim.

Se në Evropë , kombi im…

është një ndër kombet më të vjetër.

Në trojet e Pellazgëve e të Ilirisë…

Koha rezervoi , rrebeshe shkatërrimtare

e shumë stuhi.

Por gjurmët , nuk arriti t’i fshijë…

Në faqe shkëmbi e në fundin e deteve

të pavdekshme mbetën ,

si deshmi.

Ju gënjeshtarë të paskrupullt

Gënjeni haptazi , kur thoni:- Nuk i njohim

Pirron…e as Teutën e Ilirisë!…

Mjegulla që ju , me dashje e përhapni

nuk i mbulon dot , gjurmët e historisë.

E di….

Për besë e di fort mirë.

Se juve , nuk ju pëlqen ta njihni ,

as Gjergj Kastriotin…

Skënderbeun

që trobditi nga themelet , perandorinë më të fuqishme të kohës.

Tronditi dheun.

Po Nënë Tereza…

Mos vallë as kjo , në kujtesën tuaj nuk mund

të ekzistojë?!…

Shenjtorja shqiptare , që aq shumë i dha

njerëzimit.

Dhe sot e deri në përjetësi…

drita e shpirtit të saj ,

si dritë hyjnore do të ndriçojë.

Jam shqiptar…

Këtu i kam trojet e mia ,që prej lashtësisë.

Që në epokën e gurit

Në dheun e shqiponjave , në dheun e Ilirisë

Me gjakun tim derdhur , për liri e për vatan

Flamurin e ngjyrosa…

Dhe shqiponjën me dy krena , kam qëndisur

në mes të flamurit

Kombin tim , nuk e shuajn dot rrebeshet.

Nuk shuhet as nga dallgët më të tërbuara ,

apo stuhi.

Në këto troje ,

shqiponjat gjithnjë do të fluturojnë ,

në kaltërsi.

E përjetësisht , krenar do të valvitet…

Flamuri kuq e zi