IK TI MALLË – TI MALLËNGJIM
Me flakë rufeje e llavë vullkani
Mos ma digjni shpirtin tim
Dhe zemrën mos ma përvëloni
Ik ti mallë – ti mallëngjim
Mos sjellni ëndërra kaherë ikur
Mos provoni ta ndezni zjarrin
Nga fortunë kohësh që moti fikur
Ik ti mallëngjim dhe ik ti erë
Lule pa ujë për t`i vaditur
Dhe pa rreze dielli për t`i ndritur
Mos më sjellni asnjëherë
Dhe pa dashuri për t`i ledhatuar
Dhe pa aromë për t`ju shijuar
Dhe pa shpresë për mos t`u vyshkur
Lule mos sjellni në këtë tokë copëtuar
Ik ti mallë – ti mallëngjim
Lermani mendimin qetësisht të lundëroj
Gjakun vluar oksigjeni t`a freskoj
Një diell i ri dhe një herë të agoj.
Zemratë shqiptare t`i bashkoj
Flamuri i arbërit të valoj
Engjuj parajse të sjellin shqim
Me aromë dashurie për kombin tim.
Ah more mallë – more mallëngjim
Me shpatë zjarri mos i këput rrugët
Nga gjyshërit kaherë filluar
Me eshtra zogjësh trasuar
Me lot nënash ujitur
Me zemra trimash qëndisur
Me zjarre shpirti kalitur
Me kurora nuseshë stolisur
Ah! ti mallë – ti mallëngjim
Pezull ç`po m`i mbani
Ndjenjat dhe shpirtin tim.
Ah! ti mallë – ti mallëngjim…
Bajrush Bunjaku
