Ik vetëm Ik


Cetina Kuçuku

IK

Ik vetëm Ik
Kështu dëgjon të gjithë
Po kush janë të gjithë që thonë Ik
Janë ligjet që thjesht janë shkruar në një letër
Janë shërbimet shëndetësore mbathja më të katërta të pëshpëritin
Janë shkollat që të thonë çfarë donë këtu
Janë vrasjet në mesin e turmës që përçojë mesazhet e koduara
Janë gangsterët e rrugëve të lagjeve që ngrenë zërin këtu vendosim ne
Janë ekranet televizive me programe politike nga mëngjesi deri në darkë
Janë të vet vrarët e bukës së gojës
Janë shtetarët tanë që qeverisin me qoka me ndërkombëtarët
Janë pothuaj të gjithë që hija e tjetrit i rëndon mbi tokë
Ik vetëm Ik
Të thonë komshinjtë, të afërmit Ik
Nga thellësia e tokës sikur të vjen i vetmi zë i vërtet
Ik po të keqes nuk i iket
Ik vetëm Ik
Në turmë do të humbasësh gjurmët
nga hiçi në hiç
Nëse i gjallë mes shkresurinave të një vendi nuk figuron
Asgjë nuk je për atë vend,
nuk të njohin punën, shëndetin dhe shkollimin
Përsëri të thonë Ik
Gjithçka dhe gjithkush të thotë Ik vetëm Ik
Ik njëri e kërkoje njeriun e disiplinuar nga ligji
Ik njeri e kërko punë se je i punës
Ik njeri e kërko dijen aty ku ka shkolla
Ik njeri e trokit dhe në dyert e zotit vetëm mos u vet sakrifiko për një kafshatë bukë
Ik njeri dhe mos e mëso kurrë kush e drejton një qeveri po si drejton atë
Ik njeri në atë vend ku gangsteri i lagjes të mos jet më fortë se ligji
Ik njeri për të gjitha arsyet që vet i mundësove
duke gjerbë kafe e duke thënë
Çfare më duhet mua
Tani Ik..!

About Post Author