“Ikë ti thuash mamasë”-Adriana Kongjini Bala


Adriana Kongjini Bala

“Ikë ti thuash mamasë”

Ikë ti thuash mamasë,

Që të lindë dhe një si ti,

Se mua ma more xhanë,

Dhe nuk më beson njeri,

Tjua marë mendjen djemve,

Syri i madh e syri I zi.

Me ato naze moj malinë,

Me fustanin gjer në thua,

Ngela në diell në brinjë,

Zemëra mu përvëlua.

Temperatura më ka zënë,

Moj gërshetë mbleksura,

Digjem dhe natën me hënë,

Mu shkrep buza dhe mu tha.

Thuaj moj mamasë mbrëmë,

Si KY djalë më nuk ka.

Që të vij të pres në këmbë,

Jashtë tek porta me traa.