Ikën zogjtë…Gezim Bega


Ikën zogjtë…

Sa bukur këndoni,ne do dëgjojmë
me zërin tuaj te bukur melidoz,
Për disa muaj ai do na mungojnë,
Kur do të ktheheni do bëhemi kurjoz.

Ke ikur i bukuri bilbil këngëtarë,
bukurinë tënde nga sytë se ndaj,
dhe ty dàllëndyshe krahëbardhë,
folen tënde te ballkoni mirë e mbaj.

Ky vënd vajton i shkret ka mbetur,
i mbytur nga hallet dhe trishtimi,
Po lëngon në shtrat me zë t’mekur,
si një i sëmuar nga ethet e lëngimi.

Zogj ejani?kanë çelur trëndafilat,
të na gëzoni shpirtin,dhe zemrat,

flutura,ejani të lozni ju me bilbilat,
fëmijët tanë t’ua realizoni ëndrrat.