Ikin të gjithë…ikin-Leonard Pipa


Ikin të gjithë…ikin,

Nuk vjen më askush!

Edhe dallëndyshet

Nuk erdhën

këtë rradhë,

I ngritën foletë

n’një përrallë!

Ikin dhe pleqtë

me qeleshe,

Plakat me shami

tek gusha,

Qëntë nga lotët

janë kthyer në shelgje,

Arinjtë qëllojnë kokën

me gurë n’fusha!

Ikin vetëm…ikin!

Vajzat si yje,

djemtë si luanë,

Rrugët e qyteteve

Do gdhihen savanë!

S’ka mbetur as një zog

me shpresë në sqep,

I marrin dhe foshnjat,

foshnjat me gjithë djep!

Ikin vetëm ikin

shqiptarët tanë,

Në toka të tjera

ka më shumë sanë,

Në toka të huaja,

në botën e lirë,

Se kërkojnë shkllevër,

skllevër pa zinxhir!

Ikin shqiptarët

të mjerët e Zotit,

Herë duke sharë,

herë n’pikë të lotit…

S’dinë ku qahen,

As kë mallkojnë…

Të gjithë si të çmendur,

Të ikin vrapojnë!

Nuk i lodh kurrë rruga,

Shpejt është ora e nisjes,

Ikin ata ikin…

Në sfidë të braktisjes!

Kur të zgjojë atdheu,

Kushedi ç’pranvera,

Vendi do jetë mbushur

Ujqër edhe ferra!

Kur të zgjojë shqiptari,

Që sot rrugës shkoi,

Varrin e babait

Ja ka marrë përroi!

Asgjë s’do t’ia dijë;

Veç të marri dheun,

E kanë lënë lidhur,

Në Vlorë Isa Beun!

Në ndodhtë

kur të zgjojnë,

Mos i zënë gjumë!

Gurët e atdheut

Kanë vajtur në lumë!

About Post Author