Ikja e Mitrush Kutelit-Nga Gezim Llojdia


Nga Gezim Llojdia

1.

Ikja e Mitrush Kutelit.

Gazeta letrare e kohës :”Drita” viti 1967 e paraqet ikjen e shkrimtarit të madh Mitrush Kutelit vetëm në një cep në një qoshe të kolonës me foto dhe 19 rreshta të shkruar nga Lidhja e Shkrimtarëve.

A nuk është dhimbje?

Ja çfarë thotë njoftimi i gazetës.

2.

” Më 4 maj ,thuhet në këtë njoftim, vdiq në Tiranë pas një sëmundje të gjatë në moshën 60 vjeç, shkrimtari Dhimitër Pasko(Mitrush Kuteli.

Dhimitër Pasko me talentin dhe aftësitë e tij si shkrimtar dhe përkthyes kontribuoi në prozën shqipe dhe në përkthimin e disa veprave të rëndësishme botërore dhe veprave të realizmit socialist.

Shumë shkrime të tij pra çlirimit dhe ato që krijoi pas çlirimit përshkohen nga fryma popullore nga dashuria për fjalën shqipe dhe për vendin.

Me përkthime ai ndihmoi në lëvrimin e gjuhës letrare dhe në pasurimin e kulturës sonë.

I shprehim ngushëllimet tona familjes dhe të afërmve për humbjen e parakohshme”.

3.

Dhimitër Pasko lindi në , 13 shtator 1907,Pogradec dhe në  ─ Tiranë në 4 maj 1967 u shua përgjithnjë. Ka qenë ekonomist, ekspert ekonomie dhe njeri i letrave. Me emrin e pendës Mitrush Kuteli në letërsinë shqipe është i njohur si përkthyes, kritik letrar dhe për prozën e shkurtër.

Qëndrimet e Paskos mbi ekonominë shqiptare nuk u aplikuan në asnjërën nga periudhat për të cilat shkroi apo punoi, qoftë në periudhën e mes luftërave, gjatë kohës kur punoi në Bankën Shqiptare duke mbrojtur kapitalin shqiptar kundrejt kërkesave të pushtuesve nazistë.  po ashtu edhe në fillimet e regjimit komunist, i cili edhe e burgosi.[  Veprimtaria e tij pas burgut u “tkurr” tek profesioni i përkthyesit dhe letërsie për fëmijë.

4.

Dh.Pasko,  thotë ëikipedia,u lind më 13 shtator 1907, djali i vetëm i Pandit dhe Poles, mes motrave Agllaia e Liria. I ati ishte rrobaqepës, që kish jetuar në Rumani për 24 vite, duke punuar si murator e bojaxhi. Kishte miqësi me veprimtarët e Rilindjes Kombëtare si Dervish Hima, Mihal Grameno, Menduh bej Zavalani, Telemak Gërmenji, etj. Pas shpalljes së Hyrrijetit më 1908, hapi të parën librari shqipe në Pogradec, gjë për të cilën u përndoq më pas nga autoritetet e regjimit xhonturk.

Shkollën fillore e kreu në Pogradec më 1919 pas dy viteve shkoi në Selanik me anë të një burse për shkollën tregtare rumune. Organizoi shoqërinë e nxënësve shqiptarë të Selanikut të quajtur “Kostandin Kristoforidhi”. Më 1928 shkoi në Bukuresht ku vijoi studimet në Akademinë e Shkencave të Larta Ekonomike, duke punuar njëherësh edhe si llogaritar. Ndiqte kurse letërsie, kritike, folklori në fakultetet e tjera dhe dinte shkrim e lexim në greqisht e latinisht, frëngjishtrumanisht dhe italisht. Qe sekretar dhe më 1931-’34 kryetar i shoqërisë së studentëve shqiptarë të Rumanisë, ndërkohë më 1928-’33 drejtoi gazetën Shqipëria e Re që botohej në Konstancë, ku çeli rubrikën Shënime Letrare. Më 1931 u diplomua dhe në shkurt të 1934 mori doktoratën në shkencat bankare e monetare me vlerësimin “Diplomam Magnam cum Laudæ”. Një nga shokët e tij të shkollës, Ionel Zeana, ka shkruajtur pas më se gjashtëdhjetë vjetësh:

«Dh. Pasku kreu studime të shkëlqyera, duke u dalluar qysh në fillim si një element i jashtzakonshëm, jo vetëm përmes kapacitetit të tij intelektual të veçantë, po edhe përmes seriozitetit, maturisë, ndërgjegjshmërisë, forcës për punë dhe krejt qendrimit të tij moral, cilësi këto që tërhoqën vemendjen, vlerësimin dhe mbrojtjen e profesorit të tij të madh të financave, Viktor Slëvescu, prijësi liberal, ish-ministër dhe guvernator i Bankës Kombëtare. Duke e marrë doktoratën në financa, me një tezë të vlerësuar në superlativitet, Dhimitër Paskut iu hapën perspektiva nga më të bukurat, për realizimin e një karriere të shkëlqyer. I angazhuar më së pari si funksionar, ai arriti brenda një kohe të shkurtër të bëhet drejtor i Bankës Kombëtare, duke iu përkushtuar ekskluzivisht ekzigjencave të një profesionaliteti të ngushtë, pa u regjistruar në ndonjë parti politike”.

Në vitet 1934-1942 nisi punë si nëpunës i lartë në Ministrinë e Financave të Rumanisë, më tej u bë drejtor i Bankës Kombëtare të Bukureshtit dhe i Bankës së Çërnëucit. Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, Kuteli rrëfen kështu mbi presionet që i vinin: Kuteli vazhdoi të përkrahë ekonominë vendase, derisa e mobilizuan në janar të 1942 dhe e nisën në front, drejt Stalingradit.] Megjithatë, veshur me uniformë, në qëndrimet mes marshimeve mblidhte këngë popullore moldave, mbante shënime, njihej me njerëz të thjeshtë, me letërsinë ukrainase, thellonte njohuritë e gjuhës ruse. Rrugës i mbërriti një telegram që e njoftonte për të ëmën që e kishte sëmurë, miqtë në Bukuresht i siguruan lejen dhe e përfshinë në një dërgatë ekonomistësh që nisej me shërbim pune në Romë. Mundi t’arrijë në Pogradec në shtator 1942; e ëma i kish ndërruar jetë më 28 gusht.

Punoi për pesë muaj nga tetori 1942 pranë shoqërisë SASTEB dhe pas kapitullimit të Italisë në Bankën Kombëtare të Shqipërisë, këshilltar në fushën e monedhës me përgjegjësitë e drejtorit shqiptar krahas atij italian.[9] Pati kontradikta me gjermanët sepse nuk ishte dakord me emetimin e monedhës së re, për të financuar ushtrinë e tyre në Shqipëri. Për këtë rrezikonte përndjekjen nga Gestapo, pasi i kishin thënë miqtë që i kishin hapur dosje të zezë në Vjenë. Më 15 shkurt 1944, së bashku me Vedat KokonënNexhat Hakiun dhe Sterjo Spassen themeloi organin e përmuajshëm Revista letrare.

 Në tetor 1944 kalon në zonat e pakontrolluara nga gjermanët. Tri javë pas kalimit në zonën partizane qëndronte në Priskë. E thërrasin në Berat, ku shkon më 8 nëntor dhe bëhet nëpunësi i tretë në Min. e Financave të Qeverisë Demokratike, pas ministrit Ramadan Çitaku dhe sekretarit të përgjithshëm Qirjako Harito, si këshilltar. Qe ndër anëtarët themelues të Lidhjes së Shkrimtarëve, anëtar i këshillit të parë të saj dhe i komitetit drejtues të revistës Bota e Re. Njëherësh në ekonomi, pas themelimit të bankës, emërohet anëtar i këshillit të parë dhe drejtor i drejtorisë qendrore. Ideoi e zbatoi disa nga operacionet më të rëndësishme financiare të pasluftës, si vulosja e monedhës, emetimi i çeqeve monedhë për plotësimin e nevojave të para financiare etj. Pasko dha dorëheqjen në gusht të vitit 1946, pasi nuk pranoi kursin e këmbimit të caktuar nga shteti shqiptar mes lekut dhe dinarit jugosllav. Kur u hap Instituti i Folklorit, iu kërkua nga drejtori Shuteriqi material për lëndën e folklorit dhe ishin në fjalë për ta caktuar pedagog. Por mobilizimin e detyruar në Rumani nisën t’ia përflitnin si rreshtim me forcat gjermane kundër Bashkimit Sovjetik, sikur qe pjesë e Rojës së Hekurt.

Më 16 maj 1947 e arrestuan dhe e dënuan si “Armik i Popullit”, për “agjitacion e propagandë” me 5 vite heqje lirie, hetuesinë ia bëri kap. Beqir Ndou. Pasi kaloi dënimin në kampin e Vloçishtit në Maliq, u lirua nga burgu në maj 1949 me falje.[9] Pas daljes nga burgu familjes Pasko iu kanos internimi në Kavajë. Dokumentet u damkosën me vulën “Armik i Popullit”. Ai bëri lutje në Ministrinë e Brendshme dhe në kryeministri por nuk mori përgjigje. Pastaj iu drejtua Fadil Paçramit i cili zgjidhi problemin, që të nesërmen ua zëvendësuan dokumentet e damkosura me dokumente të reja. Pastaj i dhanë punë si përkthyes te “Zëri i Popullit”,[15] fillimisht te Mesagjeria te “Burgu i Armiqve të Popullit, Punëtoria Qendrore e Artizanatit e Ministrisë së Punëve të Brendshme” në Tiranë[16] deri më 1953. U transferua në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” deri më 1967 – ku nga fundi i jetës me shkëputje[13] – dhe iu rikthye për njëfarë kohe e drejta e botimit nga vera e vitit 1966 dhe iu ridha anëtarësia në Lidhjen e Shkrimtarëve me përkrahjen e Drago Siliqit.

Ndërroi jetë më 4 maj 1967 nga problemet me zemër pa përfunduar dot romanin ilir. Bashkëshortja e tij Efterpi Pasko ndërroi jetë në mars 2019. Pjesëmarrja e tij në rrugëtimin drejt Stalingradit u përfol edhe pas vdekjes së Paskos.