Ikja e vjeshtës-Petro Sota


Petro Sota

Natyrshëm, iku vjeshta, e pa bujë,

Si një grua, që do kthehet përsëri,

Duke na lënë mbrapa, pak rrëmujë,

Duke lënë mbrapa, ndonjë dashuri.

Në fytyrat e njerzëve, la pak trishtim,

E në krehjen e flokëve, la modë të re,

Ndërsa ti, ishje e bukur që në fillim,

Të ndryshoje, e nevojshme nuk qe.

S’të mërzisnin vështrimet që të hidhnin,

Mbi ty, të zakonëshme dhe ikjet qenë,

Të stinëve,të viteve, që ditët i merrnin,

Si pasagjerë, e në stacione larg i lenë.

Ndryshimet e klimës po ndjeheshin,

Dhe jo vetëm nga krehja e re në flokë,

Por edhe nga ditët që po zbeheshin,

Ndërsa ti, je veçantë në tënden botë.

Natyrisht, që dimri do të vinte vetë,

Si përherë pa ndryshuar asgjë të re.

Gjithashtu, ti ke qenë përherë e qetë,

Pa e ndryshuar krehjen, e bukur si je.