Ikone e gjallë e letrave shqipe:Zija Çela-Nga Ahmet Musta


IKONE E GJALLE E LETRAVE SHQIPE

ZIJA ÇELA

-NJE PREJ SHKRIMTAREVE ME TE SHQUAR SHQIPTARE, TE TE GJITHA KOHERAVE!
-SHKRIMTARI MISIONAR, QE SE BASHKU ME ISMAIL KADARENE, PERBEJNE SOT, DY SHTYLLAT QENDRORE TE PROZES SHQIPE!
-NDERI KOMBIT DHE FITUES I DHJETRA ÇMIMEVE (PESE PREJ TE CILAVE, VITIN E KALUAR!), BRENDA DHE JASHTE VENDIT!
-SHUME VEPRA TE ZIJA ÇELES JANE CILESUAR ME UNANIMITET NGA KRITIKA E MIRFILLTE LETRARE SI KRYEVEPRA TE LETERSISE SHQIPE!
-I SHPALLUR SHKRIMTARI ME I MIRE PER VITIN 2022!
-HISTORIANI I LETERSISE, AKADEMIK REXHEP QOSJA, E KA PROPOZUAR SHKRIMTARIN SHQIPTAR ZIJA ÇELA, KANDIDAT PER ÇMIMIN NOBEL PER LETERSINE PER VITIN 2023!

Kushdo qe shkruan per shkrimtarin e madh Zija Çela, qofte lexues i thjeshte apo kritik i mirfillte letrar, historian letersie, prof.Dr., apo kushdo tjeter, e kane shume te veshtire qe te shkruajne per te!
Gjë qe e shprehin hapur ne fillim te shkrimeve te tyre!
Dhe ndoshta kane te drejte!
Per permasat e tij, vertet eshte veshtire te shkruash per te!
Por, qe mua nuk me ndalojne qe te shkruaj per ikonen e letrave shqipe, Zija Çelen!
-E para:
Se une nuk marr persiper te bej analizen letrare te Zija Çeles!
-Dhe e dyta:
-Askush s’me ndalon mua te shkruaj si lexues çka me thote shpirti per Zija Çelen, embleme e padiskutueshme e letersise moderne shqipe!
I krahasuar me shkrimtaret me te medhenj boteror si: Garsia Markez, Kafka, Oruell, Orhan Pamuk etj., ne fakt une do i bashkohesha mendimit te shume kritikeve letrare se Zija Çela krahasohet vetem me Zija Çelen!
I paperseritshem dhe unik ne stilin e tij!
Qe e bejne te pakrahasueshem me askend tjeter!
Dhe ndoshta kjo eshte veçoria thelbesore e Zija Çeles dhe krijimtarise se tij letrare!
Historiani letersise, Akademik Rexhep Qosja, e argumenton keshtu propozimin e tij per çmimin NOBEL per letersine per shkrimtarin shqiptar, Zija Çela:
“Zija Çela eshte shkrimtar shume i çmuar i letersise shqipe, me dhunti te medha krijuese dhe me vepra qe do jene te gjithanshme ne historine e kesaj letersie!
Krijimtaria e tij letrare, eseiste dhe publicistike, eshte nje pasuri shpirterore me mevetesi e origjinalitet te veçante shume e rendesishme e letersise sone kombetare!
Per te gjitha keto vlera, e quaj te arsyeshme propozimin qe do te mund te behej vitin e ardhshem (2023), qe ZIJA ÇELA te propozohet per çmimin NOBEL!
Me kete propozim vetekuptueshem do te thuhej se letersia shqipe ka pasur, ka e do te kete gjithnje, me shume se nje shkrimtar te denje, te merituar qe te propozohen per ate çmim me rendesi nderkombetare!”…
Vitin e kaluar (2022), me rastin e akordimit te çmimit “Teuta” shkrimtarit Zija Çela, (Çmim i cili perfaqeson tre shtete: Shqiperi, Kosove, Mali Zi), Juria e ketij eventi e argumenton keshtu çmimin per shkrimtarin tone te madh:
“Zija Çela perben nje rast unik ne letrat shqipe!
Ai shfaqet jo si prozatori me i rendesishem pas Kadarese, por si nje planet letrar, krejt me vete, i pakrahasueshem!
Tregimet e Zija Çeles jane te nivelit boteror, jane te jashtezakonshme!”
Perkunder huazimeve, te cilat po e demtojne rende gjuhen tone amtare, sidomos ne ditet e sotme, Zija Çela na shfaqet si nje Promete ne mbrojtje te saj!
Askush me shume se Zija Çela nuk e ligjeron me bukur sot, gjuhen tone amtare!
Interpretimi i gjuhes tone amtare ne veprat e Zija Çeles eshte mahnites, i paperseritshem!
Modest deri ne perulje dhe i thjeshte deri ne madheshti, i cilesuar unik dhe i paperseritshem edhe ne kete aspekt, gjithsesi une do e gjeja te ngjashmin e tij:
At Zef Pllumi!
Te cilit, çuditerisht i ngjan ne pamje, por aq shume ne shpirt, modesti e thjeshtesi!
Rralle gjenden jo vetem ne hapesiren tone mbareshqiptare, por edhe ne bote, personazhe te kalibrit dhe permasave te Zija Çeles, qe te komunikoje me lexuesit e tij dhe te ndaje me to mendime e opinione per letersine e shume çka tjeter!
Pasi lexon veprat e Zija Çeles eshte si te keshe dale nga nje seance terapeutike dhe pas leximit te tyre,
bota te duket me e paqte dhe shume me e bukur!
Do doja te sillja ne vemendje disa cilesime (pa jua permendur emrat), jo thjesht nga lexues te zakonshem apo elitare, por edhe nga kritike letrare, figura te shquara te artit dhe letersise, per shkrimtarin tone te madh, mjeshtrin Zija Çela:
-Di qe pa Ju jeta nuk do ishte e bukur!
-Zija Çela eshte termet estetik!
-Univers letrar!
-Zija Çela eshte magji njerzore dhe letrare, shqise e perndritur e shpirtit universal!
-Zija Çela eshte i perbere prej letersie!
Etj, etj…nuk mbarojne kurre cilesimet per artistin e fjales shqipe, shkrimtarin misionar, Zija Çela!
Si perfundim, doja ta mbyllja kete shkrim per shkrimtarin tone te madh Zija Çela, me fjalet e mikes time dhe mikes se Shqiperise dhe te krejt shqiptareve, albanologes se shquar rumune, Oana Glasu, (qe per dashurine qe shfaq per Shqiperine dhe krejt shqiptaret ne pergjithesi, dhe per Zija Çelen e vepren e tij ne veçanti, do e cilesoja nje shqiptare te devotshme), e cila thote dhe na porosit:
“E dua Zija Çelen per gjithçka qe eshte, per gjithçka qe jep!
E meriton dhe jua kam zili qe e keni kete kolos te letersise, kaq afer!
NDEROJENI, sepse dikush si ai nuk do te linde me shpejt!”